Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara i ka fajësuar Shtetet e Bashkuara për vdekjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh.
Ai ka pretenduar se kjo nuk mund të kishte ndodhur pa autorizimin dhe mbështetjen e inteligjencës amerikane.
“Përgjegjësia e Shteteve të Bashkuara si aleati i tyre strategjik dhe mbështetësit kryesorë të regjimit izraelit në rajon nuk mund të anashkalohet në këtë krim të tmerrshëm,” tha Saeed Iravani, përfaqësues i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB, raporton CNN.
Hamasi tha se Haniyeh u vra nga Izraeli dhe Irani është zotuar të hakmerret për vdekjen e tij.
Izraeli as nuk e ka konfirmuar e as mohuar se qëndron pas vrasjes së Haniyeh.