IPK-ja bën homazhe në nderim të veprës dhe heroizmit të Afrim Bunjakut

 

 

Kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj, nën shoqërinë e bashkëpunëtorëve të tij, ka bërë homazhe te varri i rreshterit, Afrim Bunjakut.

Në një vjetorin e vrasjes së tij, IPK-ja ka shkruar se ata bënë homazhe te varri i tij për të nderuar veprën dhe heroizimin e Bunjakut.

“Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë nderuan sot heroin e Kosovës Afrim Bunjaku. Me rastin e njëvjetorit të vrasjes së heroit rreshter Afrim Bunjakut në krye të detyrës, në mbrojtje të rendit dhe sigurisë, kryeshefi ekzektutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj dhe zyrtarë të lartë të IPK-së, bënë homazhe te varri i tij për të nderuar veprën dhe heroizmin e tij”, thuhet në postimin e plotë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d