Investimet në gjinekologji, Kurti: Para 10 vjetëve gruaja ime e ka lindur këtu vajzën tonë, sot nuk mund ta dallosh që je në Prishtinë

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në përurimin e Klinikës së Gjinekologjisë ka thënë se ky investim përfshin koston prej 5.5 milionë euro.

Kurti tha se mbi 3 milionë euro janë për fertilizimin e asistuar mjekësor dhe 2.4 milionë euro janë për mjekësinë fetale dhe amniocentezën. Kryeministri tha se tani pastërtia aty është maksimale dhe përkushtimi i infermierëve dhe mjekësve është shumë i lartë.

“Tash në secilën dhomë janë vetëm dy krevate dhe në secilën dhomë ka nyje sanitare dhe banjo. Pastërtia është maksimale, cilësia e ajrit e lartë dhe përkushtimi i mjekëve dhe infermierëve është maksimal.

Para afërsisht 10 vjetëve unë e kam pasur gruan time këtu, e cila e pat lindur vajzën tonë, mirëpo sot kur hyn këtu në spital dhe në Klinikën Gjinekologjike nuk mund ta dallosh që je në Prishtinë nëse e krahasojmë me kohën e para një dekade me vendin e njëjtë”, tha Kurti. /Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d