Inter Miami e nderon legjendën Lionel Messi që është bërë futbollisti më i trofeshëm i të gjitha kohërave

 

 

Lionel Messi ditë më parë ka fituar Copa America me Kombëtaren e Argjentinës dhe ky trofe është shumë i veçantë për të.

Inter Miami ka nderuar Lionel Messin që është bërë futbollisti më i trofeshëm i të gjitha kohërave.

Copa America 2024 ishte trofeu i 45-të i argjentinasit në karrierën e tij.

Nga ato 45 kupa, Messi fitoi 35 me klubin e tij të fëmijërisë Barcelonën, derisa të tjerët i ka me Kombëtaren e Argjentinës, PSG-në dhe Inter Miamin.

Messi ka thyer rekordin e tij, derisa ka lënë mbrapa Dani Alves me 43 trofe në karrierë.

Lista e futbollistëve më të trofeshëm në histori të futbollit:

  1. Lionel Messi – 45
  2. Dani Alves – 43
  3. Hossam Ashour (ish-ndërkombëtar i Egjiptit) – 39
  4. Andres Iniesta – 37
  5. Gerard Pique – 37
  6. Sergio Busquets – 36
  7. David Alaba – 36
  8. Cristiano Ronaldo – 35
  9. Ryan Giggs – 35
  10. Kenny Dalglish – 35

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d