Instituti Hidrometeorologjik rekomandon shkurtimin e orarit në shkolla për shkak të të nxehtit

 

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka rekomanduar shkurtimin e orarit në institucione dhe shkolla të cilat nuk kanë kondicioner, për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë këto ditë.

Sipas IHMK-së, orët mësimore duhet të shkurtohen nga 45 minuta sa janë tani, në 30 minuta.

“Për shkak të temperaturave ekstreme të larta , ne si IHMK japim propozim që në shumë institucione, sidomos në shkolla ku dihet se nuk kanë kondicioner, dhe ujë jo të mjaftueshëm për pije, orët e mësimit të shkurtohen nga 45 minuta sa janë tani në 30 minuta”.

“Nesër zyrtarisht hyjmë në stinën e verës astronomike dhe temperaturat maksimale do të arrijnë kulmin 35-36 gradë celsius dhe këto temperatura mund të jen të rrezikshme për një pjesë të madhe të popullatës, sidomos për fëmijë dhe të moshuarit”, thuhet në rekomandimin e IHMK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d