Inspektorati i Prishtinës, nën udhëheqjen e Drejtorit Florian Dushi, ka nisur një aksion të rëndësishëm për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në kryeqytet.
Në njoftimin e Inspektoratit thuhet se ky aksion, është pjesë e vizionit të kryetarit Përparim Rama për lirimin e hapësirave publike dhe parkingjeve, duke krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe banorët e Prishtinës.
“Me këtë iniciativë, synohet të përmirësohet cilësia e jetës në qytet, duke eliminuar veturat e fjetura që zënë hapësirat e rëndësishme dhe ndotin ambientin urban. Ky hap tregon angazhimin e institucioneve për një Prishtinë më të pastër dhe të organizuar”, thuhet në njoftim.