Incident në Mitrovicë: Theret një i mitur, arrestohet i dyshuari

 

 

Një incident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në sheshin “Skenderbeu” në Mitrovicë, ku një person është therur me një mjet të mprehtë, raporton Prishtina Sot.

Sipas informacioneve të para, viktima është një person i moshës së mitur.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar edhe personi i dyshuar, i cili po ashtu është i moshës së mitur.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Nga hetimet e para bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në  sheshin Skenderbeu në Mitrovicë, ku pas një preleshje i lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima mashkull i moshës se mitur. Lidhur me rastin është arrestuar një  person i dyshuar i moshës se mitur. Njësitet përkatëse po vazhdojnë  me rrjedhën e hetimeve”, ka thënë për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d