Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gripi në Kosovë është nën pragu epidemik.
Krahasuar me javët e para të janarit, në muajin shkurt gripi ka filluar të ketë rënie dhe se nuk ka përhapje epidemike. Por, IKShPK thotë se janë duke u regjistruar ende raste të infeksioneve të tjera sezonale sikur Sëmundje të ngjashme me Grip (ILI), raste të Infeksioneve respiratore akute (ARI) dhe raste me Infeksion të rëndë respirator akut (SARI).
Postimi i plotë i IKShPK-së:
Gripi në Kosovë nën pragun epidemik
Megjithatë, janë duke u regjistruar ende raste të infeksioneve të tjera sezonale sikur Sëmundje të ngjashme me Grip (ILI), raste të Infeksioneve respiratore akute (ARI) dhe raste me Infeksion të rëndë respirator akut (SARI).
Prandaj, IKSHPK bën thirrje që, qytetarët, në veçanti grupet e rrezikut, siç janë të moshuarit, personat me sëmundje shoqëruese kronike, profesionistët shëndetësor, shtatzënat, etj., të vaksinohen dhe të zbatojnë masat e tjera të kujdesit.