Ia siguroi boksit të Kosovës olimpiadën, Sadiku: Kam sakrifikuar shumë për këtë fitore

 

 

Boksierja Donjeta Sadiku, e bëri ëndrrën e saj realitet. Ajo arriti që për herën e parë në histori të boksit kosovar ta sigurojë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike dhe atë në Paris në vitin 2024.

Sadiku në Sports Show tha se ka sakrifikuar shumë për këtë arritje.

“Ka shumë sakrifica, ka shumë punë. Kam sakrifikuar shumë për këtë fitore kështu që për mua do të thotë shumë ky kualifikim për “Paris 2024″”, tha ajo.

“Kam qenë krejtësisht ndryshe nga garat e tjera. Po, kur kam shkuar e kam pasur një bindje që unë jam më e mira dhe s’ka më të mira se unë. Kësaj radhe përnjëmend në mendjen time s’ka pasur më të mira”, theksoi Sadiku.

Boksierja ishte pjesëmarrëse në turneun e boksit në Busto Arsizio të Italisë.

Në meçin e kategorisë deri në 60 kilogramë, Donjeta ka arritur të mposht italiane, Alessia Mesiano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d