Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan, ku një zyrtare policore është gjetur sot pa shenja jete dhe dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Siç ka raportuar ekskluzivisht Gazeta, viktima është: Lumnije Dervodeli Borovci, e cila për një kohë të gjatë ka vuajtur nga një sëmundje.
Gazeta ka zbuluar se akti i rëndë dyshohet se është kryer me armën e djalit të saj, i cili është zyrtar policor, pasi arma e saj i ishte marrë më herët për shkak të problemeve shëndetësore.
Por, si ndodhi ngjarja që tronditi familjen Boroci?
Tash e ndjera, kafen e mëngjesit e kishte konsumuar bashkë me bashkëshortin e saj.
Më pas ish-policja që mbeti e vdekur nga plumbi, aktin e kreu me armën e djalit të saj, të cilën ia mori derisa ai ishte në gjumë.
Kur bashkëshorti i saj e ka dëgjuar krismën, ka shkruar në dhomë dhe e ka gjetur atë të shtrirë në tokë, mëson.
Lidhur me rastin, tashmë kanë nisur hetimet nga Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës. Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjilan.
“Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se një pjestare e PK-së rreth 46 vjeqare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan. Patrulla eshte nisur menjeher ne ate drejtim, gjithashtu edhe njesitet tjera relevante. Për informata tjera ju njoftojmë”.