I sulmoi pesë persona, arrestohet i “forti” i Drenasit

 

 

Tre meshkuj dhe dy femra janë sulmuar fizikisht nga një person në qendër të Drenasit, transmeton IndeksOnline.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 21:00, ku me të pranuar informatën policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor përderisa personi i dyshuar është arrestuar dhe ai me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim të ri të organeve të drejtësisë.

Për rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, e cila thotë se e gjithë ngjarja ndodhi pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarit dhe viktimave.

“Të dielën, në Drenas rreth orës 21:00 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht pesë viktimat, tre meshkuj dhe dy femra kosovare. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve në kuadër të stacionit në Drenas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d