Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Dragash, ku një person ka mbetur i plagosur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor me urgjencë, ndërsa i dyshuari tashmë është arrestuar, raporton Prishtina Sot
Siç mëson gazeta, viktima dhe i dyshuari kanë pasur lidhje familjare. I plagosuri që u qëllua me armë zjarri është ish vjehrri i të dyshuarit.
Akoma nuk dihen detajet e incidentit, por që tashmë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po ndërmerren veprimet e nevojshme.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren.
“Një person është plagosur në qendër të qytetit të Dragashit. Me të marrë informacionin, ekipet policore kanë reaguar në mënyrë të shpejtë dhe kanë arritur ta bëjnë identifikimin e të dyshuarit dhe më pas edhe arrestimin e tij. Policia e Kosovës në konsultim me prokurorin do t’i bëjë hapat tjera të nevojshme lidhur me këtë rast”.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.