Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, dje ishte nisur për në Kamenicë, për t’u takuar me kryetarin e kësaj komune, Kadri Rrahimajn.
Por, pas takimit që pati me të, në postimin njoftues ajo e ngatërroi kryetarin e Kamenicës me atë të Gjilanit. Ministrja fillimisht e prezantoi këtë takim si “vizitë te Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni”.
Por, më pas e ndërroi postimin dhe tregoi se ishte takuar me Rrahimajn e Kamenicës.
Rrahimaj dhe Hyseni janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.