I mrekullueshëm Akil Gjakova, fiton me Ippon dhe kualifikohet në çerekfinale

 

 

Pas fitores që mori në raundin e parë ndaj xhudistit brazilian Daniel Cargnin, Gjakova ka arritur me sukses të sigurojë kualifikimin në fazën çerekfinale.

Xhudisti kosovar arriti që në raundin e dytë ta mposht austriakun Samuel Gassner për të vazhduar misionin drejt medaljes olimpike. Këtë fitore Akili e mori me stil, duke fituar me Ippon dhe duke vazhduar në mesin e tetë xhudistëve më të mirë.

Në çerekfinale, Akili nuk do të ketë një punë aspak të lehtë pasi do të përballet me ish-kampionin botëror të xhudos, italianin Manuel Lombardo i cili në raundin paraprak mposhti tajlandezin Masayuki Terada./Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d