Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar gjobiti pronarin e Cawdor Cars-it, Kevin Davies me më shumë se 30,000 euro për talljen e një ish-punonjëseje gjatë pandemisë Covid-19.
Ai do të paguajë 26,438.84 £, pasi i kolliti qëllimisht në fytyrë punonjëses dhe u tall me të. Kompania pagoi gjithashtu 18,000 £ dëmshpërblim, shkruan abcnews.
Gjykatësi Tobias Vincent Ryan tha se Davisi qëllimisht u kollit në drejtim të saj dhe tre muaj më vonë gruaja la punën.
“Ajo dha dorëheqjen të paktën pjesërisht sepse ishte viktimë; ky ishte një faktor kryesor dhe domethënës në vendimin e saj,” tha gjykatësi.