Në lagjen “Aktash” të Prishtinës nuk pati rehati pas rastit të Sekirqaçëve dhe Capave, ngase pati të shtëna me armë zjarri edhe dje.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 14:19 kur një person është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar me armë.
Në lidhje me këtë rast nga Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari vazhdon të ndodhet në arrati.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari kosovar për motive të panjohura e ka sulmuar dhe ai kishte përdorur edhe armën. Ankuesi ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari ndodhet në arrati. Rasti është duke u hetuar”.