I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof sot do të vijë në Kosovë.
Këtë e konfirmoi edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ndërsa tha se duhet pritur deri në atë moment që të dihet se “çfarë do të mund të presim prej tij”.
Ai u pyet në një konferencë për media për vizitën e Kasanof dhe se a mund të presë prej diplomatit amerikan “konfirmim shtesë sa i përket dialogut që pritet të zhvillohet këtë vjeshtë”.