I dënuar edhe për prostitucion, ky është Arben Lamçe i arrestuar sot në Prishtinë për vrasje me pagesë

 

 

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh në lagjen “Emshir” në Prishtinë, ku cak ishte një person i kërkuar nga autoritetet e Shqipërisë. I njëjti është njëri nga emrat në listën e gjatë të rastit “Plumbi i artë 2”.

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se personi që u kap nga Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës është Arben Lamçe.

Kush është Arben Lamçe?

Lamçe është njëri nga emrat ndaj të cilëve është lëshuar urdhërarrest para disa ditësh nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri.

Mega-operacioni i zhvilluar nga SPAK para disa ditësh zbardhi shumë ngjarje kriminale dhe emrat e personave të përfshirë në krimet e ndodhura në Shqipëri e jashtë saj.

Lamçe sipas dyshimeve ka qenë i përfshirë në disa nga këto krime që lidhen kryesisht me vrasjen e disa personave gjatë viteve të fundit në Shqipëri.

I njëjti më herët ka qenë në vuajte të burgimit në Itali për prostitucion, ku për pasojë i ishin sekuestruar trojet dhe lokalet në Tiranë e ElbasanLamçe ishte dënuar në Itali me 14 vjet burgim, për akuzat e shfrytëzimit të prostitucionit.Ai ishte arrestuar në Elbasan dhe ekstraduar në vitin 2011, në Itali, ku kërkohej për të vuajtur dënimin e dhënë nga Gjykata e Breshias, shkruan Gazeta Sinjali.

Shumë më herët se kaq, më 2003, Lamçe ishte arrestuar pas gati një vit shpallje në kërkim si një nga organizatorët e trafikut klandestin nëpërmjet detit.

Arben Lamçe i kishte shpëtuar urdhrit të arrestit të dalë nga Prokuroria e Vlorës dhe kishte arritur të ndërronte edhe emrin në gjendjen civile, por pas një viti kishte rënë në prangat e policisë pas një operacioni blic në orët e natës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d