Deputeti Fatmir Humolli ka thënë se kur qeveria të japë llogari, ai do të votojë për shpërndarjen e Kuvendit.
“Duhet të shkarkohet qeveria, sepse komplet problemet që janë shkaktuar në Kosovë janë prej qeverisë”, tha Humolli.
Për Humollin, shpërndarja e kuvendit është në interes të shtetit serb.
“Shpërndarja e kuvendit është interes i Serbisë dhe interes i Perëndimit që për momentin është shumë proserb”, deklaroi Humolli në RTV Dukagjini.