“Humbi kontrollin mbi motoçikletën duke u rrokullisur”, Policia jep detaje për vdekjen e të miturit në Rahovec

 

 

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në orët e vona në qytetin e Rahovecit, ku në një aksident trafiku humbi jetën tragjikisht një fëmijë i mitur, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Siç mësoi gazeta, bëhej fjalë për një 17-vjeçar, i cili u përplas me motoçikletën e tij si pasojë e humbjes së kontrollit, duke pësuar lëndime të rënda. Ai ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit në Gjakovë, por i njëjti nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve teksa vdekjen e tij e konstatoi mjeku kujdestar.

Lidhur me këtë detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, dyshohet se viktima përderisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën, del jashtë rruge dhe rrokulliset.

Me vendim të prokurorit , trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d