Hudhra, një përbërës i zakonshëm në kuzhinat në mbarë botën, njihet për shijen dhe aromën e saj të veçantë, por virtytet e saj nuk kufizohen vetëm në shije.
Ky ushqim është i shijshëm dhe gjithashtu një aleat i fuqishëm për shëndetin tonë, veçanërisht për zemrën.
Studimet shkencore tregojnë se hudhra mund të përmirësojë shëndetin e zemrës, duke reduktuar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe hipertensionit.
Hudhra ndihmon në përmirësimin e sistemit imunitar duke stimuluar shumëzimin e qelizave që luftojnë infeksionin. Ajo ka veti antibakteriale dhe antioksidante që mund të pastrojnë lëkurën.
Sipas disa hulumtimeve, hudhra mund të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit të kërcit të shkaktuar nga artriti dhe funksionon mirë si një antiinflamator. Nëse keni nyje ose muskuj që ju dhëmbin dhe të përflakur, këshilla është t’i trajtoni duke fërkuar një copë hudhër në zonën e dhimbshme.
Marrja e hudhrës në sasinë e duhur mund të ndihmojë në rregullimin e presionit të gjakut, falë veprimit të qelizave të kuqe të gjakut që konvertojnë squfurin në hudhër në gaz sulfid hidrogjeni, duke zgjeruar enët e gjakut.
Hudhra, gjithashtu. mund të ndihmojë në vrasjen e disa baktereve, të tilla si salmonela dhe e.coli, që çojnë në helmim nga ushqimi.