Hoxha paralajmëron bashkëlojtarët: Kujdes nga ky lojtar kroat!

 

 

Lojtari i kombëtares, Arbër Hoxha, në një intervistë për Tv Klan nga stadiumi i Hamburgut, tha se nuk ka rëndësi nëse luan që prej fillimit apo jo, por kur luan të japësh maksimumin.

Ai veçoi një futbollist të Kroacisë nga i cili duhet patur kujdes.

“Nuk është problem prej fillimit apo jo, jam në kombëtare, ndihem i lumtur. Kam shokët e mi këtu, është ndjenjë e mirë. Folëm për ndeshjen. Do japim maksimumin dhe shpresojmë që ne të fitojmë. Petkoviç është një lojtar shumë i mirë dhe duhet pasur kujdes prej tij”, u shpreh Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d