Hovenier te Osmani, temë anëtarësimi në KiE dhe zgjedhjet në Veri

 

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të rregullt Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier.

Siç njoftoi Presidenca, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend me fokus të veçantë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Tutje, Presidentja Osmani dhe Ambasdaori Hovenier diskutuan edhe për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, si dhe aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral./Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d