Hovenier për Rugovën: Ishte frymëzim për mua, i kërkova këshilltarit të tij të më jepte një gurë

 

 

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se ky vend është udhëhequr nga një njeri me vizion.

Ai tha se është shumë i lumtur që e ka takuar disa herë.

“Ishte një frymëzim dhe mentor për mua. Gjatë takimit në Rambuje sa isha diplomat i ri, i thash këshilltarit të Rugovës që të ma jepte një gur. Ai tha që nuk e dija se i don kaq shumë dhe kështu ma dha një gur. Unë sot në Ambasadë kam një gur të presidentit Rugovës”, tha ambasadori amerikan.

“Unë përfaqësoj gjeneratën e diplomatëve të Amerikës. Kemi mësuar shumë nga ish-diplomatët amerikanë, por kemi mësuar shumë edhe nga Presidenti, Ibrahim Rugova. Nga Ibrahim Rugova kemi mësuar se si të marrim një qëndrim parimor, sfidues dhe të gjejmë zgjidhje. Rugova ishte i thjeshtë, gjithmonë ishte parimor dhe udhëheqës pragmatik”, tha ambasadori Hovenier para të pranishmëve.

Ambasadori amerikan tha se Rugova e dinte më mirë se kushdo tjetër rëndësinë e raporteve me aleatët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d