Hiqen vizat edhe me Tajlandën, në sa vende në botë mund të udhëtohet me pasaportë të Shqipërisë?

 

 

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka thënë se janë hequr vizat me Tajlandën. Hasani ka bërë të ditur se me pasaportë të Shqipërisë mund të udhëtohet në 99 vende.

“Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë  pa viza në 99 shtete, kjo falë bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën. Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. MEPJ do të vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare kudo në botë”, shkruan ministri Hasani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d