Ministria e Infrastrukturës së Kosovës ka filluar sot vendosjen e tabelave të komunikacionit me emrat e vendeve në veri të Kosovës.
Në to, emrat e vendeve janë të shkruara në dy gjuhë – fillimisht në shqip, pastaj në serbisht, përcjell Reporteri.net. Policia e Kosovës siguron këto ekipe që lëvizin nga Rudari në Jarinje, duke hequr tabelat ekzistuese me shkrime në çirilicë.
Përveç punëtorëve me kostume të verdha që po i rregullojnë këto tabela, shihet një xhip policie dhe një automjet civil që i ndjek nga vendi në vend.