Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, do ta vizitojë të mërkurën Komunën e Preshevës. Kjo është konfirmuar për Klan Kosovën nga kryetari i kësaj komune, Shqiprim Arifi.
Vizita e të dërguarit të Uashingtonit në Preshevë do të zhvillohet nga ora 12:00.
Pas takimit, Hill dhe Arifi do t’i drejtohen mediave.