Para pak minutash është hedhur një mjet shpërthyes afër Liqenit të Ujmanit. Lajmin e ka konfirmuar, zëvendëskomandanti i Policisë, Veton Elshani.
Ai ka njoftuar se nga ky shpërthim janë dëmtuar së paku dy vetura, derisa sipas tij nuk dihet ende se a ka qenë granatë dore apo ndonjë mjet tjetër.
“Persona të lënduar nuk ka, vetëm dy vetura janë dëmtuar, mjeti shpërthyes është hedhur të vendi ku po punohet”, theksoi Elshani.
Gazeta mëson se hedhja e mjetit shpërthyes është bërë pak minuta pas kalimit të autoblindës së policisë.
Mjeti shpërthyes dyshohet të jetë hedhur pak metra larg vendit ku po lahen qytetarët në Ujman.
Gazeta do të ju mbajë të informuar për detajet e rastit.