Hidhet koktej molotovi në një shtëpi të një shqiptari, në veri të Mitrovicës

 

 

Është sulmuar me molotov shtëpia e një shqiptari në veri të Mitrovicës. Lajmi është konfirmuar për “Indeksonline” nga zv.drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Rreth ores 00:30 patrullapPolicore e cila ka qenë në patrulim ka verejtë tym në një shtepi te Kroi i Vitakut. Kur është afruar afër policia ka vërejtur derën e hyrjes e cila ishte duke u djegur.

Zjarri eshte fikur nga patrulla, ndërsa dëme ka pësuar dera e hyrjes së kësaj shtëpie. Dyshojmë se kemi të bëjmë me zjarrëvënie dhe që ky zjarr është shkaktuar nga koktej i molotovit.

Për momentin nuk kemi të dyshimt apo të arrestuar, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriqimit të rastit”, ka thënë ai.

May be an image of text

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d