Hetuesia e krimeve të rënda kapin katër persona në Mitrovicë, po kontrabandonin shtetas të Jemenit

 

 

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kontrabandimit me migrantë të Jemenit, ku kanë rezultuar të arrestuar katër kosovarë në Shipol të Mitrovicës përgjatë ditës së djeshme.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhej se të dyshuarit po transportonin pesë shtetas të Jemenit në drejtim të shteteve të BE’së, shkruan Insajderi.

“Shipol, Mitrovicë Jugu 25.10.2023-NN.  Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda më 22.09.2024 kanë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët ishin duke transportuar pesë shtetas të Jemenit të cilët dyshohet se kishin qëllim t’i dërgonin drejt shteteve të BE-së”, thuhet në raportin ditor të PK’së.

Aty bëhet e ditur se përgjatë kontrollit të shtëpisë dhe automjeteve të të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar katër vetura dhe 6500 euro në valuta të ndryshme.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe automjeteve janë gjetur dhe sekuestruar: 6280 €, 7300 lek shqiptare, 140 CHF zvicerane, dhe 4-automjete”, bënë të ditur policia.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d