Heshtja para gjykatës, asnjë deklarim nga të dyshuarit për vrasjen e Liridonës

 

 

Skënder Gojani, avokat i Granit Plavës, dorasit të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, i tha Gazetës se as klienti i tij dhe as dy të pandehurit tjerë nuk folën në seancën e sotme dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Gjykata vendosi që për secilin prej tyre të caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Ka qene seancë dëgjimore. Ka perfunduar seanca”, tha ai.

I pyetur për paraqitjet e të akuzuarve para gjykatës, avokati tha se asnjëri nuk është deklaruar.

“Jo s’kanë pasë asnjë deklarim asnjëri”, tha Gojani.

Ndërsa Ahmet Gjinovci, i cili shkoi në Gjykatë si avokat i Kushtrim Kokallës, tha se “ai ka angazhuar avokat tjetër”.

30-vjeçarja Liridona Ademaj u vra me plumb në kokë të mërkurën në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Dorasi Granit Plava ka deklaruar se për inskenimin e grabitjes dhe vrasjen e Liridonës, bashkëshorti i saj, Naim Murseli e pagoi 30 mijë euro. Të dy, së bashku me Kushtrim Kokallën, i cili po ashtu u arrestua për këtë krim, dolën sot për herë të parë para gjykatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d