Helikopteri rus mundohet t’i shmanget, droni ukrainas e ndjek – filmohet një betejë interesante në Kursk të Rusisë

 

 

Një dron i operuar nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) rrëzoi në ajër një tjetër helikopter ushtarak rus në rajonin e Kurskut.

Ky është rasti i dytë i raportuar këtë javë, tha një burim në agjenci për kyivindependent.

Një helikopter sulmues rus Mi-28 thuhet se u rrëzua nga një dron FPV në rajonin e Kursk më 6 gusht.

 

Burimi nuk specifikoi modelin e helikopterit, por aktivisti ukrainas Serhiy Sternenko, i cili gjithashtu raportoi për sulmin, tha se ishte një helikopter transporti Mi-8.

Operacioni raportohet se është kryer nga Qendra Operacionale Speciale “A” e SBU.

Ndryshe, Ukraina ka nisur një inkursion në zonën e Kurskut – hapësirë sa e qytetit amerikan Atlanta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d