Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas rrahjes së politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq nga BIA serbe. Haxhiu ka shkruar se ai është rrahur vetëm pse e pranon të vërtetën e Kosovës.
Ministrja e Drejtësisë ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë akt.
“Serbia është ende në vitet ‘90 dhe larg normalizimit. Atje, i vetmi opozitar, Sanduloviq, rrihet dhe përpiqet të eliminohet vetëm sepse e pranon të vërtetën e Kosovës. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë akt”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social X.