Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore në varrezat afër Tjegullores në Podujevë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka thënë se mbetjet dyshohet se i përkasin një individi që mund të jetë në listën e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit.
Sipas saj, gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë.
“Sot, në varrezat afër Tjegullores në Podujevë, ekipet mjeko ligjore nga IML, me mbështetje nga EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KQPZH, kanë arritur të lokalizojnë mbetjet mortore të një individi që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit. Gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë”, shkroi ajo.