Haradinaj nuk takohet me Osmanin, AAK: Presidentja s’e respektoi orarin e takimit

 

 

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk është takuar me presidenten Vjosa Osmani, ndonëse i pari i AAK-së kishte shkuar dje në Presidencë.

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli, se Haradinja ka shkuar në Presidencë në kohën e përcaktuar nga shefja e shtetit, por kjo e fundit nuk e ka respektuar orarin e caktuar. Në këtë mënyrë, Haradinaj ka refuzuar ta presë presidenten Osmani dhe është larguar nga Presidenca.

“E kishim një vullnet të mirë për të biseduar me Presidenten Osmani për çështjet me rëndësi për vendin, veçanërisht për draft-statutin e Asociacionit”.

“Kryetari Ramush Haradinaj si dhe Sekretari i Përgjithshëm Muharrem Nitaj ishin në Presidencë në orarin e përcaktuar nga Presidentja Osmani, por fatkeqësisht Presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo dhe për këtë arsye takimi nuk është realizuar”, ka thënë Xhemajli për Gazetën Sinjali.

Takimi Osmani Haradinaj ishte planifikuar të mbahej dje në ora 12:00.

Dje gjatë ditës me presidenten është takuar shefi i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa ai i PDK-së ka refuzuar të takohet me të parën e shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d