Haradinaj, Kurtit: Mashtrues, e largove Kosovën nga BE dhe NATO

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, vazhdon ta quajë mashtrues kryeministrin Albin Kurti.

Sipas Haradinajt, Kurti është ai i cili e ka larguar Kosovën nga BE dhe NATO, dhe e “ka kthyer në rrugë të mbrapshtë”.

Haradinaj është shprehur i ashpër me Kurtin duke thënë: “ky mashtrues nuk po heq dorë nga mashtrimet ordinere të tij, edhe pse ai definitivisht nuk mund të mashtrojë njeri më”.

Postimi i tij i plotë:

Albin Kurti paska thënë se asgjë nuk i shërben paqes më shumë se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe në Nato!

E paska zbuluar ujin e nxehtë!!!

Por paska harruar mashtruesi se nëse ka një njeri që e ka larguar Kosovën edhe nga BE edhe nga NATO dhe e ka kthyer në rrugë të mbrapshtë, është pikërisht ai!

Ky mashtrues nuk po heq dorë nga mashtrimet ordinere të tij, edhe pse ai definitivisht nuk mund të mashtrojë njeri më!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d