Hapja e Urës së Ibrit, Gërvalla: Jemi shumë të vetëdijshëm që nuk duhet të rrezikojmë territorin tonë

 

 

Hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë është një çështje tepër e rëndësishme dhe duhet të trajtohet me shumë seriozitet, tha Donika Gërvalla, zëvendëskryeministrja e Kosovës.

“Edhe tema e urës edhe tema të tjera janë tema që duhet të trajtuar me seriozitet nga institucionet tona si nga ato lokale ashtu edhe ato qendrore{“.

“Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë hapa pozitiv, ndërkohë jemi shumë të vetëdijshëm që nuk duhet të rrezikojmë territorin tonë, qytetarët dhe institucionet tona të sigurisë…Në momentin që do të ketë lëvizje ju do të jeni dëshmitarë të lëvizjeve dhe do t’i shihni”, tha ajo për Kosova Press.

Rihapja e urës së Ibrit ishte paraparë në marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 2015 në Bruksel.

Edhe pse 6 vite më parë kanë përfunduar punimet me investime milionëshe të BE-së, ura vazhdon të jetë e mbyllur për automjetet. Pavarësisht kësaj, BE-ja ka deklaruar se nuk është momenti që ura të hapet për shkaqe të sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d