Hapet e pamja për 18-vjeçarin e ndjerë

 

 

Xhaxhi i të ndjerit Lulzim Fejzullahut, që ishte jetim, ka hapur të pamen në Podujevë. Motra dhe vëllai janë të vetmit në familjen e tij, ata jetojnë në kushte të rënda ekonomike.

18-vjeçari Lulzim Fejzullahu, ndërroi jetë në QKUK gjashtë ditë pas rrahjes brutale, me shufra bejsbolli, nga disa të rinj në Podujevë.

Xhaxhi i të ndjerit ka deklaruar se presin që organet e drejtësisë të zbardhin rastin, derisa tha se gjithçka rreth kësaj ngjarje kanë kuptuar nga kamerat-pamjet e regjistruara në vendin e ngjarjes të cilat janë publikuar në medie.

I riu u varros të dielën në varrezat e qytetit në Podujevë, në praninë e një numri të madh njerëzish. Ai vdiq të shtunën pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të mëdha që ia shkaktuan dy të mitur më 14 janar, të cilët e rrahën brutalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d