Hamasi thotë se ka lëshuar raketa drejt zonës së Tel Avivit në Izraelin qendror për herë të parë në gati katër muaj.
Të paktën tetë raketa u lëshuan nga zona Rafah në Gazën jugore dhe disa u kapën, thotë ushtria izraelite. Ushtria izraelite po kryen një operacion ushtarak në Rafah. Nuk raportohet për të lënduar.
Sirenat e raketave u dëgjuan në qytete dhe qyteza të tjera, duke përfshirë Herzliya dhe Petah Tikva.