Haliti ‘ngre alarmin’: Tifozët e ‘Crvena Zvezda’ po përgatiten për sulme terroriste në Kosovë

 

 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka paralajmëruar se tifozët e klubit futbollistik “Crvena Zvezda” e Beogradit, janë duke u përgatitur për veprime dhe terroriste në Kosovë.

Sipas Halitit, këto grupe kriminale do të tentojnë të bëjnë ndonjë vrasje apo akte sabotazhi në Kosovë.

“Çka do të veprojnë. Ata do të përpiqen me e bë ndonjë atentat, ndonjë vrasje. Ndonjë veprim sabotazhi, me djeg. Nuk besoj që do të fillojnë ndonjë ofensivë, e cila do ta rrezikojë territorin. Varianti tjetër është të veprojnë që ta detyrojnë policinë të marrë kundërveprim dhe pastaj mund t’i kryejnë punët e veta për ta kompromentuar Kosovën. Rreziku i shpërthimit është në Bosnjë”, ka thënë Haliti në Five në RTVDukagjini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d