Halil Geci :”Mrekulli, sipas informacioneve jozyrtare Gazmend Halilaj do jetë Kryeprokuror i ardhshëm i Kosovës”

Vëllau i Gani Gecit, Halil Geci nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka dhënë një informacion interesant.

Sipas tij nëpërmjet informacioneve jozyrtare, Gazmend Halilaj, avokati nga Drenasi i cili njihet si zë kundërshtar i madh kundër komandantëve të UÇK-së, do jetë Kryeprokuror i ardhshëm i Kosovës.

 

Këtë njoftim Geci e bëri duke e shoqëruar me një fotografi së bashku me avokatin Halilaj.

Avokati Halilaj ishte emri më diskutues edhe në rastin e rëndë të dhunimit të së miturës nga Drenasi vite më parë. Edhe ndaj tij mëpastaj rënduan akuza të rënda për të miturën por që sipas Halilajt krejt kjo u bë si hakmarrje ndaj zbulimit që bëri për rastin në fjalë.

Halilaj ditë më parë sulmoi ashpër edhe ish-komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, të cilin e paralajmëroi se do përballet me drejtësi.

 

Më poshtë ju sjellim reagimin e Halil Gecit bërë në rrjetin social Facebook :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d