Hajnat i hyjnë në banesë një prokurori të shtetit, ja çka i vodhën

 

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se një prokuror i shtetit ka raportuar në polici se hajnat i kanë hyrë mbrëmë në banesë dhe se i kanë vjedhur portofolin me dokumente personale dhe dy palë çelsa të banesës.

Lidhur me rastin, nuk raportohet për të arrestuar.

“VJEDHJE – Rr. Bardhyl Qaushi, Prishtinë 25.01.2024 – 17:30-21:00. Ankuesi mashkull kosovar (prokuror i shtetit) ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur në korridorin brenda banesës së tij i është vjedhur portofoli me dokumente personale dhe dy palë çelësa të banesës. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d