Hajnat bëjnë “kërdi” në një pompë në Vushtrri, përveç parave vjedhin edhe një veturë

 

 

Një person është arrestuar, teksa tjetri është në kërkim, nën dyshimin për grabitje në një pompë në Stanovc të epërm në Vushtrri.

Policia e Kosovës me anë të raportit ditor ka dhënë detaje shtesë lidhur me ngjarjen. Në raport thuhet se ata nën kërcënimin e thikës kanë vjedhur pazarin ditor, kuletat e dy punëtorëve në pompë të derivateve dhe një veturë, shkruan Gazeta Insajderi.

“qenë duke punuar në pompën e derivateve, kanë hyrë tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e thikës u kanë grabitur pazarin ditor dhe kuletën e me pas me një veturë janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse. Gjatë zhvillimit te hetimeve intensive policore janë identifikuar dy prej të dyshuarve dhe automjeti me të cilin të dyshuarit kanë kryer veprën penale”, thuhet në njoftim.

“Lidhur me rastin është arrestuar njëri i dyshuar mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje. Ndërsa i dyshuari i dytë i identifikuar nuk është hasur në shtëpi dhe rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, përfundon njoftimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d