Hajnat bëjnë kërdi në një market në Prishtinë, vjedhin rreth 30 mijë euro para të gatshme

 

 

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë edhe vjedhjet e shpeshta nëpër dyqane, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, por edhe humbje të mëdha. Jo rrallëherë hajnat arrijnë të kapin vlera të majme parash dhe të ikin, pa lënë ndonjë gjurmë.

Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur dje në marketin “Toni” në Prishtinë, ku hajnat kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur mijëra euro.

Gzeta mëson pronari e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka raportuar se nga zyra e marketit janë vjedhur rreth 30 mijë euro para të gatshme.

Vjedhja dyshohet të jetë kryer pas mesnate, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga të dyshuarit. Si rezultat i denoncimit të rastit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d