Hajnat bëjnë kërdi në Ferizaj, vjedhin para e stoli në vlerë prej 25 mijë eurosh

 

 

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj. 25 mijë euro është shuma që u dëmtua një familje në këtë qytet.

Hajnat vodhën një familje në rrugën “Nazmi Uksmajli”, rreth orës 22:55.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale për Ferizaj, Kanin Veseli, ka thënë se personat e dyshuar kishin vjedhur 12 mijë euro stoli dhe 13 mijë e 500 euro para të gatshme.

“Policët e rendit, hetuesit e stacionit, e më pas edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para është mësuar se personi/at të panjohur me forcë kishin depërtuar brenda shtëpisë dhe dyshohet se nga aty kanë vjedhur stoli ari në vlerë rreth 12000 euro dhe para të gatshme rreth 13500 euro, si dhe kishin shkaktuar dëme materiale në derën hyrëse të shtëpisë. Ndërsa në momentin e kryerjes së vjedhjes pronari me familjarët e tij nuk ishin në shtëpi”, ka thënë Veseli.

“Nga hetuesit rajonal janë marrë tē gjitha veprimet hetimore, është ekzaminuar vendi i ngjarjes dhe po punohet intesivisht në identifikimin dhe kapjen e personit/ave të dyshuar. Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar. Për informata tjera do të njoftoheni më pas”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d