Guvernatori për dinarin: BQK-ja vendos rregulla që duhet zbatuar – s’po merremi individualisht me serbët

 

 

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili ka mohuar se rregullorja që parasheh se nga 1 shkurti në Kosovë të vlejë vetëm valutën euro do të anulohet. Ai ka theksuar se duhet të zbatohen të gjitha rregullat që vendosen nga BQK.

I pyetur  nëse do të shtyhet vendimi që përjashton dinarin serb si valutë në Kosovë, ai ka thënë se qytetarët serbë janë të mirëseardhur t’i bashkëngjiten sistemit financiar të Kosovës.

“Qysh me shty, çka me shty, a i bien që me shty që të thuhet që prej nesërmit mund të hyjë një automjet pa rregull, i palicensuar. Kush mund ta marrë këtë përgjegjësi? A është dikush prej BQK-së që mund ta presë këtë? Kjo mund ta ketë një kohë tranzicioni. Ne nuk po merremi individualisht me qytetarët serbë. Ata janë të mirëseardhur e mirëpritur t’i bashkëngjitën sistemit financiar të Kosovës”, ka thënë Ismaili të mërkurën.

Ai po ashtu ka thënë se duhet të zbatohen të gjitha rregullat që vendosen nga BQK.

“Pozita e BQK-së nuk është politike. Ne vendosim rregulla dhe ato duhet zbatuar. Nëse për zbatimin e rregullave duhet një kohë e arsyeshme, është çështje që për neve këto janë rregulluar”, ka shtuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d