​“Grupi terrorist i Radojiçiqit po kryen ushtrime në rrethinën e NoviPazarit, Kopaunikut dhe Kralevës”

Ka përfunduar raportimi i drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Petrit Ajeti në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu tha gjendja e sigurisë në vend është stabile, por që kërcënimi nga Serbia vlerësohet të jetë shumë i lartë.

“Ne patëm në raportim drejtorin e AKI-së për të na raportuar për situatën e sigurisë në vend. Mund të themi pas këtij takimi se gjendja e sigurisë në vend është stabile. Situata në katër komunat në veri është e qëndrueshme edhe pse përpjekjet e Serbisë për tensionim të situatës së sigurisë janë të vazhdueshme, kërcënimi nga Serbia dhe organizatat paramilitare dhe terroriste, anëtarët e së cilave po trajnohen dhe strehohen në Serbi, vlerësohet si shumë i lartë. Bazuar në të dhënat intelegjente, së fundmi grupi terrorist është duke kryer ushtrime në disa lokacione në rrethinën e NoviPazarit, Kopaunikut dhe Kralevës”, tha Musliu.

Në konferencë për media ajo theksoi se grupi paramilitar dhe terrorist i udhëhequr nga Milan Radojiçiq vazhdon të jetë i strukturuar, ka mjete të mjaftueshme financiare dhe se ka armë e mbështetje nga Beogradi zyrtar.

“Në vazhdimësi janë duke planifikuar, diskutuar mundësitë për sulme. Udhëheqësi i grupit Millan Radojiçiq vazhdon bashkëpunimin e afërt me strukturat e sigurisë së Serbisë, me zyrtarët e lartë shtetëror, si dhe është duke mbajtur kontatke me disa grupe, organizata radikale dhe kriminale me shtrirje rajonale”, shtoi Musliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d