Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes mban sot konferencë para seancës së jashtëzakonshme

 

 

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje sot do të mbajë konferencë për media, pak para nisjes së seancës së jashtëzakonshme.

Konferenca do të mbahet në Kuvendin e Kosovës, duke filluar nga ora 11:00.Më pas, në 12:00 do të mbahet seancë lidhur me bisedat e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Millan Radoiçiq.

PDK ka propozuar që në këtë seancë të miratohet edhe një rezolutë përmes së cilës kërkohet nga Prokuroria e Shtetit që të nis hetime ndaj Kusari-Lilës lidhur me këto audio-incizime.

Po ashtu kërkohet nga Grupi Parlamentar që ajo të shkarkohet nga funksioni i kryetares së grupit parlamentar.

Ndryshe, në audio-incizimin e publikuar, Kusari-Lila dëgjohet duke biseduar me Radoiçiq për Ligjin për pagën minimale dhe zgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese.

Vetë Kusari ka reaguar dje në Kuvend, ku ka thënë se video-incizimi është i fabrikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d