Gruaja rrah burrin e saj në Prishtinë, 34-vjeçari kërkon ndihmën e Policisë

 

 

Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, por rrallë ndodh që viktima të jenë burrat, pasi që zakonisht dhunën e denoncojnë gratë. E në një familje në Prishtinë kërciti dajaku, por kësaj here viktimë është një 34-vjeçar.

Burimet  bëjnë me dije se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka denoncuar bashkëshorten e tij për dhunë në familje.

Sipas tij, pas një konflikti verbal mes tyre, e dyshuara ka eskaluar në dhunë, duke e sulmuar fizikisht. Si pasojë e dhunës, burri ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore.

Ndërkohë e dyshuara është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit ndaj saj kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d