Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në ora 11:30 në Fushë Kosovë një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur nga dy të dyshuarit bashkëshorti dhe vjehrri i saj.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Më 10.08.2024-11:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur nga dy të dyshuarit meshkuj kosovar bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.